Proteinuria ne diabetike

Question

Pyetje:  Pershendetje,

Doktori im më përshkroi Coversyl per arsye sepse vuaj nga proteinuria, kam patur nivel te larte te proteinave ne urine, por une nuk vuaj nga tensioni i larte i gjakut. Unë vuaj dhe nga diabeti  i tipit 1 dhe jam 38 vjeç. A do të ndihmojë Coversyl per ndonjë gjë?

 

Pergjigje

Përshëndetje !

Si fillim, më duhet të shikoj e te vleresoj te gjitha pergjigjet e analizave laboratorike dhe ekzaminimet e tjera që keni bërë deri tani. Kjo për të analizuar më tej dhe për të kuptuar më mirë situatën tuaj aktuale .

Prania e proteinave në urinë do të thotë që veshkat tuaja janë dëmtuar. Ne duhet të përcaktojmë PSE:

  • diabeti? shenja e parë e nefropatisë diabetike ?
  • tension të lartë të gjakut? duke sqaruar pse doktori ju vuri keto medikamente ‘Coversyl ‘.
  • infeksion i mundshëm kronik i veshkave (këtu duhet të shoh parametrat e tjerë të urinës plus rezultatet e testit të funksionit të veshkave)

Në pritje të marrjes së testeve tuaja laboratorike dhe raporteve të testeve të tjera për një analizë të mëtejshme.
Ju lutemi më dërgoni ilaçet tuaja aktuale për diabetin ose presionin e lartë të gjakut ose ndonjë ilaç tjetër përveç Coversyl.

Dr.Albana

Leave an answer