Prolaktina e rritur
Pershendetje!
pas disa analizave te pergjithshme , gjinekologia ne tirane me sugjeroi te bej nje analize per hormonin e prolaktines, pasi i thash se kohet e fundit periodat me zgjasin 2-3 dite.
dmth ne para shume vitesh ne gjimnaz mbaj mend i kam patur 6-7 dite ,
kurse tani jam 33 vjet , ende pa femije dhe cikli im eshte Filloj shenohem dy tre dit me shenja kafe
me pas 2 dite kam mesatarisht gjakderdhje, diten e trete me pak
me pas vazhdoj me pak shenim kf edhe per 4 dite, midis tyre mund te kem edhe dite te nuk kam shenim kaf , mund t kem diten tjeter.
Dhe gjinekologia me tha te beja analizen e prolaktines . Ekoja qe me beri me doli mire.
une ende nuk kam kryer marredhenie seksuale, si rrjedhim edhe nuk kam lindur.
Vlera e prolactin(PRL) eshte 33.86 ng/mL.
Rreth nje jave me pare mbarova disa vitamina qe i piva gjat covidit pasi dola pozitive me dt 8 shtator, vitamine c ,ca vitamina te tjera ne shishka te vogla,(nuk po ja mbaj mend emrin) dhe 2 tableta omez(omeprazol) si mbrojtese stomaku per dy dite, pastaj nuk i vazhdova.
cfare me sugjeroni?
shkaku mund te jete dicka nga keto mjekime
apo gjendja pas covidit
analizat e tjera i kisha ne rregull
edhe TSh te tiroides ne rregull
ka ndikim dita e cikit ne analiza apo ora pas zgjimit?
sepse lexova dicka ne internet ne lidhje me keto.
e kam ber rreth nje jave pasi me ka kaluar cikli analizen dhe nje ore e 30 min pasi u cova ne mengjes.
Answers ( 5 )
Pershendetje,
Zakonisht ne keshillojme qe testi i prolaktines te behet ne mengjes (mundesisht brenda 3 oreve pas zgjimit) ne cilendo kohe gjate ciklit menstrual.
Ama, 3 dite para testit nuk duhet te kryeni marredhenie seksuale, dhe 1 dite para testit nuk duhet te beni dush, as te prekni gjirin apo ta ngacmoni gjirin me recipeta te ngushta.
Kijini dhe keto parasysh per t’i matur (normalisht duhet te ishit keshilluar nga laboratori, por nuk ka problem).
Per te ngelur shtatzane, ka shume rendesi te kryeni marredhenie seksuale intravaginale, e qe partneri te ejakuloje brenda jush. Te mos laheni pasi kryeni marredhenie per te pakten 1 ore, e te mos shkoni ne banje direkt pas ejakulimit per te ndihmuar levizjen ne brendesi te spermatozoideve.
Vete marredheniet seksuale do ju ndihmojne t’ju rregullohet cikli (ne rast se nuk keni probleme te tjera shendetsore).
Gjithe te mirat.
Faleminderit per perjgigjen, por dua te shtoj qe bashkeshorti im eshte me hepatit B dhe une kam ber me dt 29 shtator dozen e pare te vaksines engenerix .
Nderkohe analiza HBsAg sasiore bashkeshortit i ka dale 20.08 , mendoni qe seksi vaginal i pambrojtur ka mundesi te me transmetoje hepatitin?
kur mund te tentoj me pas per shtatzani, sepse tani une kam problemin qe duhet te humbas virgjerine dhe nga gjakderdhja qe mund te kem sadopak kam frike mos me transmetoje hepatitin( edhe pse ne gjat gjithe lidhjes kemi kryer seksin anal te pambrojtur, 5 vite).
dhe kur mund t ngelem shtatzane
mund te tentoj pas vaksines se dyte? Sepse tjetren duhet ta bej 6 muaj pas dozes se pare, apo duhet t pres t bej dhe te treten, madje pas te tretes te pres fhe 3 muaj te tjere pas vaksines?
si te bej ne keto kushte se sdi cte mendoj e sdi cte bej me pare
Pershendetje,
Ne rastin tuaj, duhet te presim mbrojtjen perfundimtare nepermjet dozes se trete. Atehere mund te mendoni per seks vaginal e per te ngelur shtatzane.
Per momentin, derisa bashkeshorti te jete negativ dhe ngarkese virale 0, e mira te evitoni marredheniet.
Gjithesesi, duhet te ndiqeni rregullisht me mjekun infeksionist ose gastrohepatolog.
Gjithe te mirat.
Doktoresh, pershendetje!
doja te beja edhe nje pyetje dhe nese mund te me sugjeroni.
kam bere eko tek nje gjinekologe ne tirane dhe cdo gje ka qene ne rregull.
ne analiza rutine te sekrecioneve vaginale qe kam ber ne nje laborator me foli infeksion me stafilokok dhe myk
kurse ne nje laborator tjeter vetem myk.
cfar me keshillon te perdor, ju rikujtoj qe seks vaginal nuk kam kryer ende, por besoj ovulat mund ti vendos nese mendoni se mund t perdor ovula.
Pershendetje,
Ka dicka ketu: nese ju nuk keni kryer fare marredhenie seksuale (pra cipa e virgjerise nuk eshte care akoma), atehere as strisho vaginale nuk behet sepse e demton vete sadopak.
Per sa i perket mjekimit, per mua, vetem nga goja, nese akoma nuk keni kryer marredhenie seksuale.
Gjithesesi, bini dakord me bashkeshortin per t’i perdorur ovulat per mykun.
Stafilokoku eshte normal per lekuren. Kur shohim ne testime stafilokok ne kerkojme ato patogene e jo ato qe jane normale per lekuren. Gjithashtu edhe myku eshte pjese normale e flores vaginale. Vetem po pati ndonje disbalance te mikrobiotes aty, atehere vendosim per mjekim. Dhe kjo eshte sidomos e vertete kur nuk keni kryer asnjehere seks vaginal.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.