Prolaktina e rritur

Question

Pershendetje doktoreshe!

dua t ju shkruaj edhe njeher ne lidhje me rezultatin e analizes se prolaktines.

Vlera e prolactin(PRL) me doli  33.86 ng/mL me dt .28.9.2023 , pas 3 javesh e perserita prap pas 3 javesh, me doli 31.4 .

kisha ber tsh te tiroides e kisha 2. Ne norme.

Kam ber eko gjinekologjike me ka dale mire.

pas rekomandimit te mjekut te familjes shkova tek endokrinologu fhe me tha qe vlera esht e paperfillshme, te perseris analizen e prolaktines pas 6 mujsh dhe  per merakun tim me rekomandoi te beja  rezonance magnetike ose skaner me kontrast.

Arsyeja qe bera testin e prolaktines ishin periodat , pasi mendoj qe sikur me zgjasin pak.un jam 33 vjec dhe me sa kam pyetur edhe shoqet edhe atyre ju eshte zvogeluar cikli si sasi ditesh, dmth dhe mua me zgjasin periodat 2-3 dite.

plus ne gusht me ndodhi nje dite qe mu moren mendte , me leviste pamja,

kurse para dy javesh mu moren mendte prap ne darke, brenda kokes sime, nuk isha e perqednruar.me zgjati 2-3 ore deri sa fjeta. Kur u shtriva ne anen e majte nuk me merrshin mendte, kur kthehesha ne anen e djathte me mereshin.

Nuk  e kuptoj a ka kaq ndikim ky nivel prolaktine? A duhet ta bej rezonancen? Se dhe kontrastin e kam frike ta pi ate lengun, edhe rezonanca me duket e veshtire. E pyeta nese duhet te beja analiza t tjera nese ishte e nevojshme , nuk me dha gje tjeter te beja.

cfar mendoni ju?

Answer ( 1 )

    0
    2023-10-27T19:23:26+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, pas te gjithe historise suaj personale, dhe duke marre parasysh faktin qe ju do te mendoni per shtatzani te mundshme, te perseritni testin pas 6 muajsh.

    Nuk shoh vend qe ju te beni as rezonance as skaner me kontrast. Nese beni skaner me kontrast, vetem pas 10 vitesh ju bie te mendoni te planifikoni per femije. Per mua, nuk ia vlen te vonoheni. Sa te rregullohen parametrat ne normalitet te bashkeshortit e pastaj te planifikoni per femijen. Kjo ka rendesi.

    Ato marrjet tuaja te mendve, per mua do jene te lidhura me ndryshimet hormonale gjate ciklit menstrual, duke perfshire dhe ndryshimet ne shikim.

    Ndoshta ndonje dehidrim nga mosmarrja mjaftueshem e lengjeve (sidomos ujit) apo luhatje tensioni apo glicemia sidomos nese nuk i konsumoni vaktet e rregullta.

    Gjithe te mirat.

    Best answer

Leave an answer