Probleme me stomakun
Prej disa kohesh vuaj nga stomaku. Jam vizituar dhe kam marre ilace per refluksin gastrit. Pas mbarimit te ilaçeve nuk kisha me shqetesime. Por kto kohet e fundit me shkaktohen shume gromesina te shpeshta para dhe pas ushqimit. Me duket se sikur ne qoftese nuk ndodhin keto gromesina me vjen nje ndjesi mbytese ne fyt dhe rendes e stomakut.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjeja e pare dhe kryesore eshte te beni nje fibrogastroskopi per te vleresuar nese keni apo jo demtime te mukozes se stomakut apo zorres per te perjashtuar ulceren apo gastrititin.
Pastaj vendoset strategjia e duhur per mjekimin.
Por ama duhet te keni parasysh qe duhet te mbani nje regjim strikt dietike per te minimizuar efektet negative te gjithe ushqimeve qe konsumoni. Kjo do te ndikoje pozitivisht ne permiresimin e shenjave klinike.
Mbajeni koken ngritur gjate nates per te lehtesuar kthimin mbrapsht te lengut te stomakut (shenjat e refluksit).
Darken mundohuni ta hani jo me larg se ora 7 e darkes. Hani pak e shpesh.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Ne pritje te pergjigjes se fibrogastroskopise.