Probleme me Sinuzitin

Question

Pyetje: Kam sekrecione nga hundet dhe degjoj nga brenda fytyres sime zhurma te cuditshme si kercitje nderkohe qe perpiqem te bej levizje (rrotulluese te lehta ) te hundes sime. Por,gjithashtu kam probleme me sinuzitin, a mund te me shkaktoje mua te kem shqetesime? A eshte kjo gje normale ?

Pergjigje: Përshëndetje,

Unë mendoj se simptomat tuaja janë për shkak të sinuzitit . Ju duhet të filloni trajtimin me antibiotikë, por së pari keni nevojë për një recetë nga specialisti i ENT, dhe grafi të sinuseve për të përcaktuar diagnozën.

Për momentin, unë vetëm mund të sugjeroj të marresh :

  • spray për hundën për të hapur rrugët tuaja të frymemarrjes
  • terapia me aerosol për të hapur rrugët e frymëmarrjes, duhet të shtojë steroide për të zvogëluar inflamacionin dhe mbingarkesën (p.s. me nebial apo clenil)
  • merrni ilaçe anti-inflamatore si paracetamol ose ibuprofen
  • antihistamine para gjumit

Uroj shërim të shpejtë. Më shkruani serish nese keni ndoje shqetesim tjeter .

Leave an answer