Probleme me rreshqitjen e mitres
Question
Pershendetje!
Doja tju pyesja rreth rreshkitjes se mitres , pra dobesimi i indeve . A ka ndonje menyr tjt pa kaluar ne operim per heqjen definitive te mitres . Momentalisht edhe pas perdorimit te medikamenteve vazhdojn dhimbje shume te medhaja
Answer ( 1 )
Pershendetje
Rreshqitja apo prolapsi I mitres eshte vertete e lidhur me dobesimin e mureve te indit lidhur qe e mbajne te lidhur ne pozicionin e saj.
Nderhyrja kirurgjikale korigjon kete defekt. Ama eshte mjeku gjinekolog qe vendos nese duhet bere plastike apo heqje totale e mitres.
Kjo ne varesi te faktoreve te ndryshem si shkalla e rreshqitjes, shenjat klinike, mosha e pacientes, patologji te tjera shoqeruese, etj.
Keshtu qe vetem ne vizitat nga afer me mjekun gjinekolog mund te vendosni per zgjedhjen me te mire.
Nese nuk bindeni nga gjinekologu juaj, mund te konsultoheni me nje tjeter gjinekolog per te vleresuar situaten tuaj dhe vendosur alternative me te mire te mjekimit.
Gjithe te mirat.