Probleme me lëkurë – gunga në mes kofshëve

Question

Përshëndetje. Shpeshherë më dalin këto “gunga?” në mes kofshëve në të dyja anët. Pasiqë më dalin, rriten për ca ditë dhe pastaj shpërthejnë. Fillimisht nxjerrë një lëng si ngjyrë kremi pastaj nxjerr gjak. Pas ca kohësh më dalin prapë. Çfarë mund të jetë problemi?

Fotot janë të bashkangjitura me linqe se kisha problem për ti ngarkuar.

https://ibb.co/34pb9bW
https://ibb.co/vPFdZGX

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-08T17:11:05+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Keto njolla jane abses (infeksion i qimeve ne ate zone).

    Per mua, duhet te :

    • lani mire pjesen e prekur me uje te ngrohte e sapun
    • shpelajeni mire
    • thajeni mire me nje cope te bute (jo te ashper)
    • vendosni krem Fusindac cream lokalisht duke e perhapur me dore qe ta thithe lekura mire

    Bejeni per 1 jave rresht.

    Nderkohe, evitoni briskun si mjet per depilim (heqje te qimeve) ne ate zone.

    Prisni njehere mos i hiqni qimet derisa zona te qetesohet, te mos jete me e fryre dhe e kuqe, qe te mos shkaktojme perhapje.

    Gjithe te mirat. Me shkruani ecurine dhe nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer