Probleme me koken gjat gjumit
Question
Pershendetje
Doja te pyesja perse kam nje si marrje mendjesh gjat gjumit , dhe kur ndodh kjo me del gjumi , kerkoj nje pergjigje urgjente
kam perdorur dermosolon para 2 jave mud tjet ndonje efekt anesore apo ndonje gje me serioze??
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjeja e pare eshte te matni tensionin e gjakut ne momentin qe ju del gjumi e keni dhimbje koke.
Dermosolon eshte nje tip kortizoniku qe pervec efekteve te mira ka edhe te keqija, duke perfshire rritjen e tensionit te gjakut.
Kjo vihet re sidomos naten kur trupi bie ne qetesi.
E mira eshte te beni nje kontroll te tensionit 2 here ne dite, t’i mbani shenim per t’ia treguar mjekut tuaj kurues (mund te m’i dergoni edhe mua).
E dyta, kjo gjendje mund te jete e lidhur edhe semundjen kryesore per te cilen mjeku ju ka keshilluar te perdorni dermosolon. Mund te me tregoni me shume rreth kesaj semundje apo ndonje shqetesimi tjeter qe mund te keni patur para fillimit te dhimbjes se kokes naten?
Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.