Probleme me crregullim te ciklit menstrual
Pershendetje,
Jam nje vajze 19 vjece. Kam probleme me ciklin menstrual qe nje kohe te gjate, por shumica me thonin se kam pasur edhe ne familje kete problem me vonese.
Vendosa te bej analizat dhe te marr nje konsulte, ku analizat do i nis me poshte. Mjekja me tha te marr 7 dite organetril pastaj mas ciklit te vazhdoj me cicloprogynova. 6 muaj ne rregull me erdhen mire. Vendosa ti ndaloj, pastaj perseri me vijne te crregulluara nga muaji shkurt deri me tani skam pasur menstruacione normale vetem te bardha zakonisht. E ceki nuk jam e martuar skam pasur as marredhenie.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne pergjithesi, kur ka probleme hormonale te ciklit ne rekomandojme hormono terapi per te vendosur balancat hormonale. Eshte e vertete qe keto duan kohen e vet, prandaj dhe kjo terapi keshillohet per nje kohet t te pacaktuar, relativisht ndoshta edhe te gjate.
Nderkohe, nderprerja e terapise pa keshillen e mjekut, mund te coje ne efekte te kunderta per te cilat eshte keshilluar, si ne rastin tuaj mos ardhje te ciklit menstrual per 6 muaj.
Per mua, duhet te beni nje rikontroll te gjinekologu per te vleresuar keto balanca normale hormonale te trupit dhe per te vendosur per skemen me te mire te terapise per rastin tuaj.
Duke shpresuar t’ju kemi ndihmuar sadopak.
Gjithe te mirat.