Problem me daljen nga vendi te kupave te gjunjve te nje femije
Question
Pershendetje,
Kam nje djale 12 vjec. Edhe ka problem me gjunjet duke luajtur, i dalin vendit kupat, edhe I shkojn prape ne vend por ka thin je.
Ju lutem a ka ndonje trajtim per ta?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Duket qe djali ka probleme me pjesen e indeve te buta (ligamenteve) te kycit te gjurit. Ky eshte nje problem ortopedik dhe duhet te ndiqet nga mjeku ortoped.
Keshtu qe per mua, gjeja me e mire qe mund te beni eshte te konsultoheni me mjekun ortoped. Ai/ajo do e ekzaminoje djalin, mund te kerkoje dhe ekzaminime shtesi si p.sh. rezonancen e gjurit per ti vene re me mire keto probleme.
Edhe njehere, keshillojeni djalin te mos merret me sport keto dite derisa ta kontrolloni te mjeku ortoped.
Gjithe te mirat.