Problem gjinekologjik – apopleksi ovari

Question

Përshëndetje!

Kam nevojë patjetër për një konsultë gjinekologjike.

Unë kam një historik të gjatë problemesh me cistet e vezoreve Para 12 vitesh jam operuar për apopleksi ovari dhe para 5 vitesh kam operuar vezoren tjeter për një cist hemoragjike.

Kam një cikël menstrual 21 ditor, që zgjat 10 ditë afërsisht. Ndonjëherë gjatë ciklit nxjerr copëza membranash ose cikël me koagula të zeza me dhimbje të forta barku dhe kokë.


Nuk mund të përdor kontraceptiv për arsye të tjera shëndetësore (kam bërë ndërhyrje në gjoks dhe i kam rreptësisht të ndaluara).
Asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje për problemet e mia rreth vezoreve dhe kushteve.

Cfare me sugjeroni ju lutem?

Jam 33 vjeç dhe kam bërë 2 lindje cezariane

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-15T19:12:26+00:00

    Pershendetje,

    Perpara se t’ju jap nje mendim te plote, me duhet te shikoj pergjigjet e analizave dhe konsultave qe keni bere deri tani, sikurse dhe flete-daljen nga spitali, dhe arsyen pse keni bere nderhyrje ne gjoks. Mund te mi dergoni te Ngarko Foto/Analiza

    Nga sa me tregoni, cistet ne vezore jane te pranishme ne disa femra e ne disa te tjera jo. Keto jane te lidhura me shume me problemet hormonale. Nganjehere keto probleme mund te jene te lidhura edhe problemet e gjirit.

    Prandaj me pare me duhet te shoh pergjigjet e analizave dhe ekzaminimeve qe keni bere deri tani.

    Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer