presioni i gjakut
U be 2 muaj qe kam dalur me presion gjaku te larte dhe kam mare Kalistra 20/5 mg . Kani qe nuk leviz shume shpesh presioni eshte 114 / 86 . pra presioni i larte ulet dhe presioni ulet qendron i larte . Cfar e detyron te ultin te qendroj i larte ?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per ua, tensioni ju qenka stabilizuar, e ju keni nevoje per ndryshim terapie pas nje vleresimi te mire nga mjeku kardiolog. Ne kete kohe kufizim levizjesh, nuk mund ta beni kete rikontroll tani afer, prandaj, do ju keshilloja:
– te matni tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemres e ti shenoni diku ne nje flete apo ditar ne menyre qe tia jepni doktorit tuaj per ti vleresuar. Mund te mi dergoni dhe mua.
– nese do keni marrje mendje, mund ta pergjysmoni dozen e keshilluar nga doktori dhe kur tensioni do jete ne shifra te tilla te ulta.
Ne lidhje me tensionin e zemres qe del pak i larte, aty ka shume faktore duke perfshire dhe punen e eneve te medha te gjakut (si psh aorta abdominale, etj). Per momentin, mos u shqetesoni per kete. Do ta sqaroni me vone me mjekun tuaj kur te kontrolloheni serish (ai do beje echokardiograme dhe echo Doppler te eneve te gjakut per te vleresuar gjendjen e tyre).
Shpresoj tju kem ndihmuar. Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter shendetsor.
Dr.Albana