Pershendetje: ovule per gardnerella vaginale
Question
Jam nje vajze 24 vjece para kater muajve kisha nue infeksion urinar dhe perdora antibiotik bera perseri analiza dhe me del qe kam gardenella mund te me thoni ndo nje ovule ose krem vaginal sepse kam frike te pi ilace???
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gardenella vaginalis eshte nje lloj baktere qe shkakton infeksioni vaginal (vaginoze bakteriale) te femrat.
Trajtimi behet nepermjet dhenies se Metronidazolit 500 mg dy here ne dite per 7 dite.
Dhe lokalisht me gel metronidazole intravaginal per 5 dite apo ovula Macmiror per 8 dite.
Ne varesi te gjendjes suaj shendetsore, shenjave tuaja klinike dhe pergjigjes se analizave te strishos vaginale, do te vendoset per mjekimin dhe kohezgjatjen e mjekimit.
E mira te kombinoni mjekimin oral (nga goja) me ate lokal per nje efekt sa me te mire.
Duke ju uruar sherim te shpejte.