pershendetje kam probleme me shijen dhe eren
Question
kam probleme me shijen e ushimeve dhe eren e tyre …kam rreth 1 muaj qe shumica e ushqimeve kan shije dhe ere tjeter …..flm
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Humbja e shijes shpeshhere eshte e lidhur me semundje virale te traktit te siperm respirator. Kjo eshte shume e vertete ne rast se ju do te keni dhe shenja te tjera si bllokim te hundeve, kolle e lehte here pas here, apo probleme me fytin (gerricje apo tip djegie e lehte).
Ne situaten kur ndodhemi te pandemise, mungesa e nuhatjes eshte pare te pacientet e infektuar nga COVID-19. Prandaj nese do keni patur kontakt me persona te infektuar apo te dyshuar, mund te kerkoni te beni tamponin sa per tu qetesuar.
Gjithsesi, edhe njehere ju them qe te tilla shenja jane te lidhura me infeksione virale te zakonshme dhe me alergjite stinore (nese keni).
Per mua, te :
– mbani higjenen e hundes dhe te gojes
– perdorni spray nasal te tipit Nebial spray 3% per higjenen e hundes gjate dites
– beni gargare me uje te ngrohte e kripe per fytin
– perdorni antihistaminik te tipit desloratadine ne darke per 5 dite
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.