Kam kryer check-up dhe kam këto rezultate. A duhet të shqetësohem për këto vlerat me yll??
Question
Përshëndetje!
Ju lutem, a mund të më thoni se ç’tregon vlera 18,8 e PDW në analizat e check -up.
Faleminderit
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Analiza qe keni derguar eshte ajo e gjakut komplet me formule.
Ne pergjithesi parametrat jane brenda normes.
Per sa i perket parametrave qe jane shprehur me yll, mund t’ju pergjigjem si me poshte:
Nese nuk jeni duke marre mjekim per hollimin e gjakut, kjo vlere mund te jete kalimtare, dhe e lidhur me kohezgjatjen e dergimit te mostres se gjakut ne laborator, kohezgjatjen e qendrimit te gjakut ne epruveten me ethylenediaminetetraacetic acid (EDTA), i cili precipiton agregimin e trombociteve duke cuar ne nivel te ulur te numrit te tyre.
Ka shume raste te tilla ne praktiken time, ku pacientet qe nuk kane probleme por ne analizat e Check up kane rezultuar me PLT te ulet. Ne keto raste, gjithmone rekomandoj te ribehet analiza e gjakut komplet me formule dhe te behet krahasimi i pergjigjeve. Te tille gje ju rekomandoj dhe ju te ribeni analizen e gjakut komplet me formule.
Per mua, serish te ribeni analizen e gjakut komplet me formule, dhe te beni nje strisho te gjakut per te dalluar trombocitin ne lame nese vertet keto vlera qe ka kapur aparati jane prezente apo ka ndodhur ky lloj aglutinimi nga EDTA e epruvetes se gjakut komplet.
Gjithesesi, mua me duhen me shume te dhena per problemet tuaja aktuale shendetsore, nese keni ndonje semundje akute rishtazi apo semundje kronike? nese merrni ilace per hollimin e gjakut? apo nese keni probleme te tjera shendetsore?
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Duke ju uruar gjithe te mirat, ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.
Faleminderit për përgjigjen tuaj!
Jo, unë nuk kam semundje kronike. Para 3 muajsh kam pirë për dy javë hollues gjaku,pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale abdominale. Theksoj se nuk kam probleme me koagulimin e gjakut. Madje as kur heq dhëmballë. Gjithsesi unë do ta përsëris analizën e gjakut komplet.
Faleminderit dr Albana.
Punë të mbarë