Njolla kafe ne kurriz nga se mund te shfaqen ?

Question

Answers ( 1 )

    0
    2020-07-15T12:44:45+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Ndoshta jeni djegur apo ndonje alergji apo ndonje herpes qe mund te keni kaluar, ose nga ferkimi me kanatjeren e ndonje acarim lokal.

    Ne pergjithsi, nese njollat kafe shfaqen rishtaz, e pas nje procesi inflamator te lekures, kjo eshte pamja qe ato pucrat marrin pasi largohen.
    Edhe keto do largohen me kalimin e kohes. Mund te perdorni krem te tille si Sterozinil lokalisht vetem ne darke pa e ekspozuar ate pjese ne diell.

    Ndersa gjate dite mund te perdorni nje perzierje te aloe vera (bime e fresket, ai qulli i saj brenda pasi i heq lekuren) me qumesht (ose ajke qumeshti te fresket) dhe mjalte. Mund ta vendosni 2-3 here ne dite.
    Vazhdojeni per 1 jave. Nese largohet atehere shume mire. Nese jo, me dergoni foto si do ju duket. Por duhet ta vazhdoni mjekimin rregullisht 1 jave me Sterozinil krem ne darke dhe ate perzierjen e Aloe vera me ajke qumeshti e mjalte gjate dites.

    Gjithe te mirat.
    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer