Nje vajze qe ka lindur me tibia ne zemer

Question

Nje vajze qe ka lindur me tibia ne zemer. eshte Ber operacion.pyetja eshte femija qe do lindin a do kete Problem te njejte?
Dhe po nje rast tjeter. nese nje femer ka lindur pak çalamane. a mund te Lind femije normale?

Answer ( 1 )

    0
    2018-11-28T10:27:11+00:00

    Pershendetje Tomi,

    Me vjen keq per problemet shendetsore qe kjo vajze kaq e vogel ka perjetuar.

    1. Ne lidhje me problemin e zemres, me duket se termi i perdorur nga ju nuk eshte i sakte. Ju lutem te me dergoni ndonje leter te diagnozes se sakte te percaktuar nga mjeku apo ndonje leter nga spitali ku ka qene shtruar femija kur ka bere nderhyrjen kirurgjikale, ku eshte shkruar dhe diagnoza e sakte. Me duhet ky informacion per t’ju pergjigjur sakte pyetjes suaj.
    2. Ne lidhje me problemet e çalimit . Ne pergjithsi këto janë të lindura dhe të trashëgueshme. Ajo qe e rrezikon me shume foshnjen eshte:

    a- ne lindjen e pare mitra eshte e vogel, keshtu qe probabiliteti qe femija i pare te dale calaman eshte me i rritur

    b- ne pergjithsi nga statistikat eshte pare qe foshnjat femra jane me te rrezikuara nga problemet me calimin

    c- nese foshnja ka paraqitje podalike (pra qe nuk kthehet me koke poshte per tu pozicionuar per lindjen); dhe ne vend te prezantimit te kokes jane te ndenjurat kembet, kjo e rrezikon me shume foshnjen per te patur probleme me calimin pas lindjes

    Tashti qe nje femer ka lindur pak calamane, ne nuk e dime se kush ia ka shkaktuar keto probleme. Duhet te dime me shume per te:

    • a ka familjare te tjere me probleme te calimit?
    • nena e saj ka patur lindje te veshtire
    • a ka patur traume apo aksidente ne femijeri qe i ka shkaktuar calimin?

    Pasi analizojme keto te dhena , mund te themi qe kjo femer mund te linde femije normale. Por, nese ka histori familjare per calimin, atehere te porsalindurit duhet te bejne kontrolle te shpeshta per te kapur problemet ne kohe. Sot ka shume teknika jo shume munduese te cilat praktikohen per te lehtesuar gjendjet e calimit pa arritur ne allci apo kirurgji.

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.

    Faleminderit

    Dr.Albana

    Best answer

Leave an answer