Nishan apo melanoma?
Pershendetje,
Nishani eshte 6 mm. Ne teresi ka ngjyre kafe por siper ne mes ka ngjyre kafe te erret ne te zeze . Nishan egzistues prej shume kohesh por nuk jam e sigurt per pjesen e erret , nuk ka dhimbje as gjakosje .
A ka mundesi te jete melanoma? Dyshimet i kam vetem sepse ngjyra e tij nuk eshte uniforme ka dy ngjyra kafe e celet dhe kafe e zeze ne te erret.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E pashe foton me nishanin dhe lexova me vemendje shqetesimin tuaj. Dhe keni shume te drejte te shqetesoheni. Kam pershtypjen qe keto ndryshimet e ngjyres nishani ka filluar ti kete kohet e fundit.
Per mua, beni nje dermatoskopi per te vleresuar me mire nga afer gjendjen e tij. Kjo pasi ai eshte i lokalizuar ne pjesen qe mund te ekspozohet ndaj diellit e keto ndryshime te thellohen me tutje.
Nese dermatologu/ja pasi te beni nje dermatoskopi ju thote qe s’keni nevoje ta luani, atehere nuk behet nderhyrja. Ama nese e vlereson per nderhyrje duhet ta beni per ta hequr per te parandaluar melanomen.
Pra per mua, nga ajo qe shoh eshte nishan, qe ka filluar te ndryshoje ngjyre dhe permasat dhe do kujdes nga ana juaj.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Gjithe te mirat.