Myk ne pjesen e brendshme te gishtave te kembes
Pershendetje,
Jam nje zonje 52 vjec. Kam 2 vjet qe vuaj nga myku ne pjesen e gishtave te kembes. Tek kjo pjese kam carje, kruarje, ere te keqe, pak rrjepje te lekures dhe po ashtu kam edhe fllucka te vogla. Cfare duhet te bej ne kete rast dhe cfare kremi qetesues mund te marr per momentin.
Faleminderit paradrakisht per pergjigjen tuaj!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Se pari, me duhet nje foto e gishtave te kembeve me problemet qe keni.
Se dyti, meqenese keni 2 vite qe vuani nga myku i kembes, per mua, duhet te beni nje analize:
Kjo per te dalluar nese kemi te bejme me micele apo me Candida per te percaktuar sesi do e mjekojme dhe per sa kohe, dhe nese do ju duhet mjekim nga goja pervec mjekimit lokal.
Per momentin, deri ne daljen e pergjigjeve, duhet ta mbani kemben te paster, te thate, vendosni ne darke dhe gjate dites puder Econazole. Perdorni corape pambuku e evitoni kepucet e ngushta. Mundesisht te vishni kepuce apo sandale qe mund te ajrosen apo te jeni lekure.
Nga ana tjeter, duhet te beni analizat e kontrollit baze per te perjashtuar probleme metabolike si diabeti. Plus duhet vleresuar nese keni probleme me vena varicose (varicet e kembeve) qe nuk lene qarkullim te mire te gjakut.
Ne pritje te fotos e pergjigjes se analizave.