Myk ne gishtat e kembes te nje femije 5 vjec

Question

Pershendetje,

Eshte nje femije 5 vjec, ka myk ne gishtat e kembes. Cfare te perdore?

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-28T11:01:55+00:00

    Pershendetje,

    E pashe foton qe me  keni derguar. Vertet duket demtim i thoit te ky femije. Jane disa gjera qe duhen sqaruar:

    • nuk eshte normale qe nje femije 5 vjec te kete myk te thonjte e kembes. Nese ndodh kjo atehere femija mund te kete imunitet te ulur. Shkaku me i shpeshte eshte demtimi i thoit apo shtratit te thoit ose nga kepucet te ngushta qe mund te veshe ose mund te kete mungese vitaminash
    • ne te tilla raste ne keshillojme te behet nje ekzaminim i thoit per micele per te kuptuar llojin e mykut: micele? candida? apo ndonje lloj tjeter? Kjo per te vleresuar situaten e vendosur per trajtimin e metejshem (nese do duhet terapi nga goja apo jo).
    • Per momentin si terapi ne rekomandojme:
    1. fillimisht te lahet me uje e ngrohte e sapun leng sensitiv, te shpelahet mire, te thahet mire
    2. pastaj aplikoni eosin spray lokalisht, lereni te thahet
    3. pastaj vendosni krem Daktacort 2 here ne dite ose vetem ne darke

    Gjithesesi duhet me be analizen qe ju tregova pak me pare : ekzaminim i thoit per micele dhe te vleresohet niveli i vitamines D, funksioni i tiroides dhe gjak komplet e formule me sideremi per te perjashtuar anemine.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer