Migrene apo dicka tjeter?
Pershendetje.
Jam 27 vjec.
Vuaj nga migrena , por jo me “sulme” te shpeshta.
Dje me ndodhi 1 episod i cuditshem.
Pata nje dhimbje nga ana e majte e qafes per 3 4 minuta , qe u zhduk pastaj dhe u pasua nga 1 trashje e anes te majte te kokes, si e ndare me thike.
E ndjeja shume te trashur faqen deri afer veshit.
ndjesite i kisha okay, si prekjen si temperaturen. Nuk kisha asnje simptome tjeter.
Ika ne urgjence , me thane ske gje , bene 1 qetsues e aq, por asnjeri sme shpjegoi se cfare ishte ky episod.
Mjeku me beri disa teste te shpejta ndjeshmerie ler prekje per te dyja anet e trupit dhe aq.
Me vone gjate dites kjo gje mu transferua nga ana e majte e kokes te pjesa e ballit, pjesa e siperme e kokes dhe te qepallat.
U shoqerua dhe me nxehtesi ne fytyre( keto i kam simptoma te zakonshme kur me sulmon migrena)
Sot ne mengjes kur u zgjova kisha nje ndjesi te lehte te cuditshme te faqja por qe u zhduk.
Nese me jep dot 1 mendim nese ka qene nje krize migrene e gjitha kjo, apo dicka tjeter qe duhet ndjekur me neurolog ?
Te falenderoj
Answer ( 1 )
Pershendetje,
I lexova te dhenat tuaja per problemet shendetsore qe keni, dhe e kuptoj shqetesimin tuaj.
Nga ajo cka tregoni duket si krize migrene. Por per mua, duhet te perjashtojme ndonje atak cerebrovaskular.
Keshtu qe per mua, duhet te konsultoheni me mjekun neurolog per te perjashtuar probleme te tjera neurologjike duke perfshire dhe ato te lidhura me prekjen e nervave te shtylles kurrizore.
Per momentin, mundohuni te vazhdoni mjekimin me antalgjezike qe merrni per mjekimin e migrenes sipas rekomandimeve te neurologut tuaj.
Gjithe te mirat.