Mestruacionet me dhimbje te tmerrshme

Question

Jam nje goce vetem 16 vjec dhe kam 2 vite qe me kan ardhur periodat.

Tani cdo muaj qe me vijne i kam me dhimbje te tmerrshme. Gje qe nuk me pushojne dhimbjet nese nuk vjell ose nuk me ze gjumi.

Dhe kjo zgjat vetem diten e pare te ciklit. Dua nje zgjidhje ju lutem!

Answer ( 1 )

    0
    2023-08-29T19:40:54+00:00

    Pershendetje,

    Eshte normale qe periodat te vijne pak me dhimbje sidomos ne diten e pare dhe per moshen tuaj te re.

    Gjithesesi, kjo nuk duhet te behet shkak qe ju te vuani.

    Ka disa gjera qe mund te ndihmojne ne qetesimin e dhimbjeve:

    • se pari, te konsultoheni me mjekun gjinekolog e te beni eko te aparatit uro-genital per te vleresuar gjendjen e vezoreve dhe te mitres per te perjashtuar probleme si cistet ne vezore (vezorja policistike).
    • nderkohe ne shtepi mund te : aplikoni krem me menthol si Bells Vapour rub ne shputen e kembeve tuaja duke perfshire dhe thembren. Kjo eshte pjese ku kalon nervi qe inervon edhe mitren, e ndihmon ne qetesimin e dhimbjeve.
    • disa paciente gjejne qetesi duke vendosur kompresa te ngrohta mbi zonen e barkut. Ju mund ta praktikoni kete sidomos duke i vendosur ne zonen poshte kerthizes.
    • perdorni analgjezike si ibuprofen ose ponstan per te qetesuar dhimbjen bashke me keshillat e tjera.
    • perdorni sa me shume uje e lengje te fresketa frutash per te qendruar te hidratuar
    • perdorni sa me shume ushqime te fresketa si fruta e perime
    • duhet te jeni sa me shume fizikisht aktive

    Por me e rendesishmja eshte qe te beni nje eko te aparatit uro-genital per te perjashtuar problemet me ovaret policistike.

    Shpresoj t’ju kemi ndihmuar.

Leave an answer