menstruacionet
Pershendetje, jam 17 vjece dhe ka 5 muaj qe kam crregullime me periodat. Gjate ketyre 5 muajve i kam pasur ne sasi shume shume te vogla vetem dy here dhe si kam pare here te tjera. Dhimbje nuk kam vetem ne momentin qe i kam periodat kam dhimbje te lehta qe nuk zgjasin shume. Nuk kam pasur mundesi te vizitohem per shkak te gjendjes se covid-19. A mund te me jepni ndonje zgjidhje cfare mund te jete dhe si te veproj?
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Per moshen tuaj, te tilla crregullime te periodave jane normale. Pervec faktorit hormonal, ketu ndikojne dhe ushqyerja, dhe aktiviteti fizik.
Meqenese kemi dale disi nga gjendja e pandemise, do ju rekomandoja te benit nje konsulte me gjinekologun, echo abdominale dhe te aparatit urogenital per te vleresuar gjendjen e vezoreve dhe te organeve te tjera. Per mua, ju duhet dhe nje bilanc hormonal por nuk dua t’ju ngarkoj ne fillim me keto, por do ju kerkoja te benit ekzaminim te gjinekologu.
Ne rast se gjinekologu/ja do ju rekomandoje bilancin hormonal, atehere duhet ta kryeni si me poshte:
– TSH/T3 (tiroides)
– FSH
– LH
– prolactin
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni pyetje tjeter.
Me falni pasi harrova te shtoj dhe disa gjera… si fillim ju falenderoj per pergjigjen tuaj!
Fatmiresisht kam 3 vite qe merem me aktivitet fizik te pakten 2-3 here ne jave si dhe nuk kam patur kurre probleme me ushqyerjen. Ha goxha per shkak te aktivitetit fizik dhe sidomos mishin e konsumoj shume. Harrova te shtoj qe vitin e kaluar kam patur cist ne vezore me dhimbje te tmerrshme dhe ka pas arritur madhesine 5cm por qe fatmiresisht pas ekos dhe ilaceve u normalizova plotesisht. Dhe po, nje lajm i mire, u be e 5-ta dite qe me kane ardhur periodat me mire qe prej dhjetorit. Tani doja vetem te dija mos ndoshta ndikon qe vezoret thjesht nuk jane pjekur ?Ju falenderoj serish !