Menstruacionet te vonuara ne 14 vjec…
Pershendetje!
Jam 14 vjec dhe periodat sapo me kan ardhur. Ne muajin e pare me erdhen me date 15. Ne muajin e dyte me erdhen me date 6. Kurse kete muaj qe i bie te jete muaji i trete dhe eshte data 6 nuk me kane ardhur. A ka mundesi qe kete muaj te me vijne periodat? Flm nese me pergjigjeni!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne moshen tuaj 14 vjec, nuk eshte arritur akoma pjekuria e vezoreve apo e mitres si edhe e organeve te tjera te trupit. Ato jane ne zhvillim e siper sikurse gjate ciklit menstrual.
Prandaj mund te keni ndryshime ne daten e ardhjes se ciklit tuaj menstrual, ne fluksin e gjakrrjedhjes, si dhe ndryshime te tjera, te cilat jane te gjitha normale.
Periodat ndoshta nuk ju vijne ekzaktesisht ne daten e tyre, mund te vonojne ose te vijne me heret. E rendesishme te arrihet pjekuria, te mos keni PCOS dhe cdo gje kthehet ne normalitet.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes tuaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.