Menstruacione te crregullta

Question

Pyetje: Menstruacionet e mia vonohen gjatë gjithë kohës, por nuk jam shtatzënë dhe as nuk kryej marredhenie seksuale.  Jam e shqetësuar se cfare duhet të bëj, pasi kanë kaluar kaq shumë kohë që kur kam kaluar menstruacionet e fundit dhe as nuk e mbaj mend daten e fundit?

Pergjigja

Përshëndetje,

Ka faktorë të ndryshëm te cilat mund të ndikojne ne vonesa apo crregullime te  menstruacionet tuaja , duke përfshirë:

  • stresin
  • çdo ilaç i përdorur kohët e fundit sidomos  kontraceptivet
  • stili i jetes dhe diete jo e shendetshme
  • mungesa e aktivitetit fizik
  • probleme me gjendren e tiroides

Në tërësi ato do të ndikojnë negativisht në hormonet tuaja, duke shkaktuar qe mestruacione të vonohen .

Për mua duhet të bëni një ekzaminim të mëtejshëm gjinekologjik dhe të bëni disa teste laboratorike për të përjashtuar problemet genitale më parë.

Gjithe të mirat. Më shkruani serish kur te merrni pergjigjet e analizave dhe nese do keni ndonje shqetësim tjetër.

Leave an answer