Kura per tensionin e larte
Question
Pershendetje,
Desha te pyesja për mamin është 64 vjeçe, vajti në urgjencë dje në orën 4 te mëngjesit me hipertension, i dhane një recetë ata për tension i piu. Mirepo prapë ka marrje mendsh apo është normale sa të bëj kuron e tensionit?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nese mamaja ka patur tension te larte, atehere, me fillimin e mjekimit duhet te kalojne disa dite qe te arrihet rezultati i deshiruar (pra ulje e tensionit).
Per mua, duhet te rrije sa me e qete, dhe te perdore ilacet e keshilluara rregullisht.
Plus, duhet te mase tensionin e gjakut, ti shenoje me nje leter ose bllok, qe ta kete si reference per mjekun qe e ndjek per te kuptuar gjendjen e saj.
Gjithashtu te kete kontrolle te herepashershme me mjekun e familjes apo kardiolog per te vleresuar ecurine. I beni edhe disa analiza si ato te kontrollit baze prane qendres suaj shendetsore.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.