Kur mas tensionin aparati me tregon tensionin 89 me 48 dhe aritmia e zemres 46

Question

Pershendetje

Ju lutem mund te me jepni nje jeshille cfare duhet te bej ?

Kur mas tensionin aparati me tregon tensionin 89 me 48 dhe aritmia e zemres 46. Cfare duhet te bej qe te me rritet pulsi she tensioni shume I ulet , si mjekim Marr bisocor per zemren dhe codiovan dhe lerkanil per tensionin.

Ju lutem cfare duhet te bej?

Answer ( 1 )

    0
    2023-10-27T19:30:34+00:00

    Pershendetje,

    Se pari, duhet te qetesoheni pasi ka zgjidhje per gjithcka.

    Se dyti, duhet te sigurohemi qe aparati elektronik me te cilin matni tensionin eshte i sakte. Per kete, duhet ta matni tensionin te ndonje infermiere ose te mjeku/ja juaj me aparat sfingomanometer ose me zhive, dhe krahasojeni me rezultatet qe matni nga aparati juaj.

    Se treti, nese tensioni i gjakut dhe ritmi i zemres do te dale po njelloj te uleta, atehere kjo do te thote qe mjekimet qe merrni kane bere efekt. Trupi juaj eshte stabilizuar dhe tani ka nevoje per nje doze me te vogel te ilaceve. Pra, ju duhet ta matni disa dite rresht ne mengjes e mbremje, dhe ta shenoni diku me daten e regjistrimit.

    Keto rezultate do ia tregoni mjekut tuaj qe ju jep ilacet (mjeku/ja e familjes apo kardiologu/ia) duke i treguar dhe shqetesimet tuaja. Pastaj ata do vendosin dozen e sakte te medikamenteve qe duhet te merrni ( e jam e sigurt qe do jete me e ulet se ajo qe po merrni aktualisht).

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer