Kur duhet ber ekoja e pare?

Question

Un jam shtatezane ne muajin e par jam 19 vjeqe dhe doja te pyesja qe kur duhet bere ekoja e par ne cfar muaji /java?

Answers ( 2 )

    0
    2024-02-06T03:04:39+00:00

    Përshëndetje

    Se pari ju uroj për shtatzaninë. Uroj t’ju ecte mbarë deri në fund.

    Në fakt ekoja e pare gjatë shtatzënisë bëhet në javën e 7-8, për konfirmuar embrionin dhe përcaktuar datën e lindjes, nëse është vetëm një embrion apo ka të tjerë, pozicionimi, etj.

    Meqë thoni qe jeni ne muajin e pare , i bie te jeni te diku 5 javëshe.

    Në përgjithësi gratë e konfirmojnë shtatzaninë direkt kur u del testi pozitiv. Ama nëse bëhet ekoja para javës së 7-të, atëherë u caktohet një date tjetër për ekon përcaktuese të datës së lindjes.

    Kështu për mua mos u nxitoni, prisni dhe një javë – dy e bëni ekon e pare.

    Gjithësesi më tregoni datën e pare te periodave te fundit për t’ju ndihmuar të përcaktoni saktë sa javëshe jeni.

    Gjithë të mirat.

     

    0
    2024-02-06T21:49:10+00:00

    Përshëndetje ,

    Faleminderit për informacionet tuaja.

    Nëse periodat e fundit kanë qenë 3 Janar, e nëse e keni konfirmuar shtatzaninë me test, i bie që te jeni 4-5 javëshe.

    Prisni edhe 2 jave për të bërë ekon.

    Ndërkohë nëse vëreni ndonjë shqetësim si hemoragji vaginale apo dhimbje barku, të kontrolloheni urgjent me gjinekologun.

    Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë prisni dhe pak.

    Gjithë të mirat.

Leave an answer