Kosulence gjinekologjike

Question

Pershendetje!

Para dy muajsh kam bere nje analize urine qe doli negative dhe strisho vaginale ku dola pozitive me Ureaplasma urealyticum, Rritja bakteriale 10 3 UFC/ml, Rritja bakteriale 10 4 UFC/ml.

Gjinekologja me rekomandoi keto medikamente ” Levofloxacin 750 mg 1 tablete ne dite per 7 dite dhe Clindamicin ovul, 1 here ne darke “

Une doja te dija mendimin tuaj sa rend eshte ky infeksion pasi me leximet online kishte deri ne infertilitet dhe cfare rekomandohet sepse gjinekologja nuk me tha asgje tjeter pervec medikamenteve, dhe a duhet te bej serisht nje strisho vaginale?

Me poshte edhe dhe pergjigjja e analizave

Answer ( 1 )

    0
    2024-04-01T20:01:50+00:00

    Përshëndetje

    E kuptoj shqetësimin tuaj.

    Ureaplasma urealyticum është një bakter normal i pranishëm në 70 % të personave normale.

    Në disa raste ndodh që të shumohet me shume se ç’duhet dhe të shfaqë probleme urogenitale si dhimbje, djegie, etj.

    Nëse kuadri klinik i pacientit është konform prezencës së bakterit në strishon vaginale atëherë rekomandohet mjekim me antibiotikë siç ka ndodhur dhe në rastin tuaj.

    Meqenëse është sëmundje që transmetohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, duhet që edhe partneri juaj të kurohet edhe pse nuk ka ndonjë shenjë sëmundjeje.

    Kjo vetëm nëse keni vetëm 1 partner.

    Në përgjithësi ne rekomandojmë mjekimin e rregullt, higjene personale maksimale, dhe rikontroll me strishon vaginale e urine komplet pas përfundimit të mjekimit.

    Pastaj shohim si do shkojë.

    Gjithë të mirat.

Leave an answer