Kortizoli
Question
Daja im ka kortizol te larte.i fryhen kembet dhe ka dhimbje shpine.a e demton po ti bej masazh dhe a ka ndonje menyre qe te mos i enjten (fryhen)kembet?
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Jo, masazhi nuk e demton, mjafton te mos shkaktoje demtime apo hematoma.
Ne lidhje me fryerjen e kembeve, ne duhet te gjejme shkakun nga i vjen (pervec kortizolit te larte):
– si funksionojne veshkat? (nese keni ndonje analize mund te mi dergoni pergjigjet per shqyrtim)
– si funksionon melcia? zemra?
– mjekimet qe merr aktualisht?
– peshen qe ka? Mbipeshe?
– a ka probleme me varicet e kembeve? (ato enet e gjakut blu)?
Ne rast se gjejme shkakun, e trajtojme shkakun, dhe kjo mjekon dhe heq edhe edemen e kembeve.
Gjithe te mirat. Ne pritje te informacioneve te kerkuara.