Kisti i Bakerit te femija
Question
Pershendetje ,
Femijes rim 10 vjec i ka dale nje si kokerr mbrapa gjurit.Me kane thene kisti i Bakerit.
Nuk e ka te dhimbshme por vetem kur lodhet e ndjen fare pak.
Cfare mund te bej .
A eshte e rrezikshme per femijen
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Cisti i Bakerit eshte si nje tip kokrre mbrapa gjurit. Si shkak mund te jete ose ndonje demtim i indeve te buta te gjurit, ose shkaqe te tjera. Te femija juaj, duhet te sigurohemi qe nuk ka ckolitje apo demtim te menisqeve apo ligamenteve.
Ne pergjithesi, mund te kaloje vete. Nderhyrja medikamentoze apo kirurgjikale mund te nevojitet vetem ne disa raste te vecanta.
Por e rendesishme eshte qe gjuri te rrije qete, pa e levizur shume, derisa te largohet. Mund te nevojiten jave qe ky cist te kaloje.
Gjithesesi, eshte e mira qe te ndiqeni rregullisht me mjekun ortoped deri ne zgjidhjen e plote te problemit te djalit tuaj.
Gjithe te mirat.