kam probleme me kortizolin
Pershendetje doktor jam 19 vjeqare dhe kam probleme me kortzolin vlerat e kortizolit te mengjesit jane 698 kurse te darkes 568 nuk jan si pasoj e gjendres mbiveshkire pasi qe ne analizat jan ne norma problemi eshte se po shtoj pesh pa arsye edhe gjendren tiroide e kam mire desha te ju pyes a mund te perdor ndonje supliment pasi qe ka pasur koh qe jam kujdesur ne ushqime dhe ne aktivitete fizike dhe asgje nuk ka funksionuar
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne lidhje me kortizolin e larte, faktikisht eshte shume e rendesishme kur eshte marre kampjoni i gjakut. Ne pergjithsi paradite ora 6-8 e mengjesit, kortizoli arrin vleren me te larte por normalisht duhet te jete jo me shume se 20 microgram per deciliter.
Ju lutem me dergoni fleten e plote te analizes ne Ngarko Analiza/Foto ne menyre qe te vleresoj nivelin tuaj te kortizolit me nga afer.
Nese gjendra e mbiveshkores eshte mire, gjithashtu dhe tiroidja apo asnje problem me gjendrat e hipofizes ne tru, atehere rritja kaq e larte e kortizolit me ben te mendoj se ju ndoshta keni marre ndonje terapi me kortizonike kohet e fundit.
Plus, per mua duhet te matet dhe niveli i kortizolit ne urine dhe peshtyme per te percaktuar dhe shkaqe te tjera, dhe te behen ekzaminime si ct-scan dhe MRI per te perjashtuar pathologjite tumorale.
Ne pritje te pergjigjes suaj te plote.