Kam një pyetje për mjekun.
Përshendetje deshta tju parashtroj 1 problem , qe 4 dit kam nje ankes
me duket sikur jam duke u fryer sikur te me nxihet fryma permbrenda dhe kam nje therje kohpas kohe ne krahin e majt dhe gjyksi me djeg , kur shtrihem për të fjetur me duket sikur po bllkohem dhe nuk me zë gjumi jam bërë marak për këtë gjë dhe deshta këshillen e juaj që qka mund të kem sipas juaj .
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Shenjat e juaja flasin per problem me hiperaciditetin e stomakut, ndoshta nje reflux gastroezofageal apo gastrit.
Do ju rekomandoja te mos shtriheni direct pasi te hani buke. Hani pak dhe shpesh. Darken hajeni ne oren 6, te pakten 4 ore para se te flini gjume.
Mund te perdorni nje antacid si fillim te tipit Bells Antacid Mixture sidomos ne darke para se te flini gjume. Antacidin duhet ta perdorni 2 ore pas ushqimit.
Nese vazhdon e njejta gje edhe pas ketyre ndryshimeve, atehere duhet te kryeni ekzaminime te tjera si::
– EKG, echo kardiake per te perjashtuar problemet kardiake
– echo abdominale
– fibrogastroskopi
– gjak komplet +formule
– urine komplet
– provat e heparit
– azotemia/kreatinemi
per te perjashtuar probleme me organet e brendshme.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter shendetsor.
Dr.Albana