Kam nje problem me hunden

Question

Pershendetje,

Jam 27 vjec, sa here prek hunden e kruaj ose laj fytyren ne mengjes dhe ferkoj hunden me fillojne teshtimat keq gjysem ore ose dhe 2. Ose vetem teshtij, dhe kur fshij hundet me fillon teshtimat, si mumd ta mjekoj?

 

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-28T10:48:25+00:00

    Pershendetje,

    Teshtima eshte nje shenje e te qenurit alergjik ndaj dickaje qe jeni ekspozuar. Kur fshini hunden, ndoshta fazzoletta apo shamija qe perdorni kane ndonje arome ose jane te pluhurosura dhe ju bejne alergjik.

    Ndersa, larja e fytyres dhe e hundes qe provokon teshtimat tregon qe sapuni apo detergjenti qe ju perdorni ju ben alergji.

    Me nje fjale nese teshtimat vazhdojne per nje kohe te gjate ne keto rrethana, per mua jane shenja te alergjise.

    Per mua, ju nevojitet nje konsulte me mjekun alergolog per te percaktuar diagnozen e sakte nese jeni apo jo alergjik, dhe si duhet te ruheni. Mund t’ju nevojiten edhe disa analiza laboratorike por qe do jua keshilloje vete mjeku alergolog.

    Nderkohe ruani higjenen e hundes, shpelajeni mire me uje te ngrohte sidomos ne mengjes e mbremje, ose me fiziologjik pak te ngrohur.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer