Ju lutem me ndihmoni per trajtimin e hipertensionit te mamase

Question

Pershendetje Doktor kam maman 63 vjece

Dhe kohet e fundit  ka shum tension te lart dhe veshtir se i ulet gjithashtu un i bera dhe nje vizit tek doktori i koskave dhe ai i dha keto ilace Nano B Spray .Parcoten.Benketol me pika Kurse per tensionin perdor Losartan 50 mg 2 her ne dit e pi 1 e cerek mengjes dark dhe Metildopa 250 mg 3 her ne dit nga 1 koker dhe pi dhe Aspirinen vetem ne drek 1 koker 100 mg

Dhe tani madje e kishte tensionin 16 me 8 piu 1koker metidop i shtrylla dhe i koker limon dhe ne vend ti ulej ju ngrit i vajti 18 me 8 perseri i dhash 1 koker metidop dhe veshtir se i ulet dhe faqet jan ber flak te kuqe te lutem me thuaj si te veproj apo si te bej cfar vizite duhet te bej sepse ajo gjithashtu ndonjher perdor dhe xanax 1 koker qe e ndan ne gjysma se mendojm mos e ka nervore por prap ka shum net qe keshtu po vuan dhe me ben cudi qe ne vend ti ulet i ngrihet

Ju lutem me ndihmoni.

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-20T10:17:07+00:00

    Pershendetje,

    Tani ka disa gjera qe duhen sqaruar ne trajtimin e hipertensionit te mamase suaj:

    • Benketol do t’i qetesoje dhimbjet por i rrit tensionin. Per mua duhet ta heqe te mos e perdore
    • Losartan nga cerek kokrre ta beje te plote (ka shume rendesi doza se nuk e le tensionin te ulet)
    • pastaj mjeku kardiolog duhet t’i kishte dhene dhe nje ilac ne rast se tensioni do te ishte mbi 160/90 te tipit Kaptopril 25 mg (komunikoni me mjekun qe e trajton dhe e pyesni nese mamaja mund ta perdore per ta ulur tensionin ne kushte shtepie)
    • per mua ti masni dhe rrahjet e zemres ne menyre qe te percaktohet nese ka nevoje per t’i rregulluar ritmin apo rrahjet e zemres
    • Shikoni ushqimet apo pijet qe konsumon, te jene me sa me pak kalori, e te shendetshme pa kripe pa yndyre te tepert, pra nje diete tipike e hipertensionit
    • te beje analizat e check up per te vleresuar diabetin (me ane te glicemise esell) dhe yndyrnat (lipidograma) dhe funksionin e veshkave (azot/kreat).
    • te kontrolloje hormonet e tiroides (TSH/T3/T4) dhe elektrolitet ne gjak

    Nese keto jane nen kontroll, atehere duhet te pyesni mjekun kardiolog nese nena ka indikacion per koronarografi (nganjehere bllokimet e eneve te gjakut te zemres japin edhe kolpo te tilla tensionit me luhatje te medha por pasi perjashtohen problemet e tjera te sipercituara).

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese do te keni ndonje problem tjeter.

Leave an answer