Informacion mbi ndikimin e qenit tek femijet alergjik nga pluhuri i shtepise

Question

Pershendetje,

 

Djali im eshte 10 vjec, qe kur ishte i vogel ne moshen 5-6 vjecare u diagnostikua me alergji nga pluhurat e shtepise, dhe per mese tre vjet rradhazi beri nje vaksine cdo muaj. Tashme nuk e ben me ate vaksine, por do te deshiroja te dija nese do te kishte problem per te nese merrnim nje kafshe shtepiake, qen ne kete rast? Nese jo, cila race qeni do te ishte me e pershtatshme.

 

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2020-05-01T12:44:22+00:00

    Pershendetje,

    Alergjia eshte e paparashikueshme sidomos nese pacienti ka histori personale ne te kaluaren me probleme alergjie si ne rastin e djalit tuaj.

    Tashti jo doni te merrni kafshe shtepiake. Pervec qimes e pushit te tyre, problem alergje do te behen dhe parazitet qe keto kafshe kane edhe pse ju mund ti vaksinoni apo ti mbani paster.
    Problemi eshte qe asnje nuk ju jep garanci qe nuk do shpertheje ndonje reaksion alergjie te djali juaj.

    Nese shtepine e keni te mbyllur (pallat), une nuk jua sugjeroj.
    Nese shtepine e keni private, me hapesire jashte, mund ta merrni, por kafshen ta lini jashte.
    Ne cdo rast duhet te vezhgoni per ndonje reaksion te mundshem alergjie te femija juaj.

    Gjithashtu bejini kontrolle te vazhdueshme fece parazit pasi edhe keto jane shkaktare te alergjise te femijet.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter.
    Dr.Albana

Leave an answer