Informacion i Pergjithshem – myk vaginal pas marredhenieve seksuale

Question

Pershendetje!

Kam kryer marredhenie pa mbrojtes me te dashuren ku nje dite pas konstatoi se mund te kete shenja te mykut vaginal.

Ju lutem, nje konsulte se cfare analize duhet te bejme paraprakisht?

Flm

Answers ( 2 )

    0
    2023-02-13T08:22:54+00:00

    Pershendetje,

    Mos u shqetesoni. Keto jane shqetesime normale pas kryerjes se marredhenieve sidomos ne heret e para.

    Gjithesesi duhet te di shenjat e saj klinike qe te vertetojme se eshte myk apo problem tjeter. Dhe dua te di nese ka marre ndonje medikament nderkohe ne keto dite qe te kuptojme qe eshte nga marredheniet apo nga ilacet.

    Nderkohe te mbaje higjene te mire genitale. Nese perdor pastrues vaginal, te marre ato qe jane hypoalergjike.

    Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.

    Gjithe te mirat.

    0
    2023-02-13T12:06:42+00:00

    “Pershendetje,

    Ka sekrecione ne ngjyre si jeshile, arome normalisht dhe mund te jete gardnerella qe eshte infeksioni me common ose mund te jete thjesht myk (sipas parashikimeve tona).
    Nuk kam marre ilace keto dite, vetem ndonje paracetamol per gjendjen gripale.
    Atehere, lind pyetja nqs do duhet te kryejme ekzaminime mjekesore apo asgje per tu shqetesuar.
    Faleminderit!”
    Pershendetje,
    Per mua, beni nje urine komplet dhe strisho vaginale. Kini parasysh te mos kryeni marredheni seksuale 3 – 5 dite para analizave. Dhe si kampion urine te merrni urinen e mengjesit. Me pare duhet te derdhni pak urine ne tualet, dhe te mbushni epruveten nga mesi e fundi i urinimit.
    Merrni ne fillim kampionin per strisho vaginale, pastaj te urines.
    Kur te merrni pergjigje, me dergoni pergjigjen ketu ne platformen tone.
    Gjithe te mirat.

Leave an answer