Answer ( 1 )

    0
    2024-07-05T21:21:24+00:00

    Pershendetje,

    Eshte normale per femijet te kene skuqje fyti, apo edhe infektim te bajameve. Me shpesh ndodhin nga infeksionet virale. Por ne disa raste, mund te jene edhe ato bakteriale, ku me te shpeshtat jane ato streptokoksike, qe japin bajame me qelb.

    Nese femija i ka me qelb, duhet mjekim urgjent me antibiotike te tipit te penicillinave per te pakten 10 dite. Duhen edhe analiza gjaku e urine per te vleresuar gjendjen e pergjithshme te trupit, PCR e ERS per te vleresuar shkallen e infeksionit/inflamacionit; dhe analiza/ekzaminime te tjera sipas gjetjeve te vizites fizike.

    Per momentin, ju keshilloj:

    • jepini femijes te pije sa me shume lengje e uje
    • te beje gargare me uje te ngrohte e krip
    • te marre antieseptike orale te tipit menthodex apo dhe spray oral tipit Propomint kids spray
    • te filloje antibiotikun
    • jepi paracetamol ose ibuprofen per dhimbje apo temperature

    Edhe njehere: femija me infeksion bajamesh duhet te kontrollohet fizikisht nga mjeku i familjes apo pediatri, per ta vleresuar e mjekuar sic duhet.

    Nderkohe matjani dhe temperaturen per te pare si do ece.

    Duke ju uruar sherim te shpejte. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer