Infeksion nga e.faecalis ne koken e organit genital

Question

Përshëndetje,

A mund të shkaktojë infeksion në kokën e penisit e.faecalis?

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-14T10:39:55+00:00

    Pershendetje,

    Per informacion, E.faecalis (enterococcus faecalis) eshte nje bakter gram pozitiv qe gjendet random ne trupin e njeriut. Infeksionet e shkaktuara nga ky bakter hasen me teper ne spitale (si infeksione nozokomiale).

    Ne rastet jospitalore, ky bakter shkakton infeksione ose si rezultat i nje higjene jo te mire personale (duart nuk lahen mire me uje te rrjedhshem e sapun) pas vizites ne WC. Ose mund te ndodhe ne raste kur uji apo ushqimet jane te kontaminuara me kete lloj bakteri (e perseri nga mungesa e nje higjene te mire).

    Kur krijohen keto kushte, dhe duke patur parasysh pozicionin afer te zones anale dhe organit genital (penisit), mund te shfaqet infeksion i kokes se penisit. Kjo eshte me e hasur ne rastet kur kryhen marredhenie seksuale anale,  pa prezervative apo ne kushtet e keqija higjenike.

    Normalisht, si test diagnostikues sherben nje kulture e sekrecioneve uretrale, apo dhe spermokultura; plus lidhja me shenjat klinike prezente.

    Mjekimi behet me antibiotike sipas antibiogrames perkatese.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer