Answer ( 1 )

    0
    2024-04-22T20:50:11+00:00

    Përshëndetje

    Analiza që keni bërë është kulturë fyti që ka dalë pozitive dhe me antibiogramen përkatëse.

    Në bazë të saj, gjykojmë se duhet të merrni mjekim me antibiotikë, nga të cilët me të ndjeshëm kanë rezultuar ceftriaxone dhe cephalexin.

    Në varësi të shenjave që keni dhe ekzaminimit fizik përcaktojmë nëse ju duhet të merrni ceftriaxone me injeksion apo cephalexin nga goja.

    Shpresoj t’ju jem përgjigjur pyetjes suaj.

    Në shkruani nëse do keni ndonjë shqetësim tjetër.

     

Leave an answer