Infeksion bakterial dhe myk vaginal
Question
Pershendetje. Doja te dija cfare kombinimi perdoret kur ke infeksion dhe myk vaginal, bakteri e.coli . Mykograma mka dale pothuajse tgjitha s++ .faleminderit
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Vertete, infeksioni vaginal nga E.coli eshte pak i bezdishem, pasi mund te kete riperseritje te herepashershme.
Megjithate, vendimi per mjekimin e pershtatshem behet duke u bazuar ne antibiogramen dhe mykogramen.
Pra, e mira eshte qe te vleresoni sensitivitetin e antibiotikeve sic eshte treguar ne antibiograme.
Ne pergjithesi penicilinat dhe cefalosporinat jane antibiotiket me efikasitet te larte, por meqenese kjo eshte individuale, duhet pare rezultati i antibiogrames.
Ndersa per sa i perket antimykotikeve, ne baze te asaj qe referoni ju, ata kane rezultuar me sensitivitet mesatar. Fluconazoli (Miconix 150 mg) 1 here ne jave per 2 jave apo Itraconazole 200 mg 2 here ne dite per 3-5 dite mund te perdoren (njera nga keto). Megjithate ju duhet te keni nje recete fizike nga mjeku juaj kurues njelloj si antibiotikun.
Ndersa duhet te perdorni dhe probiotik te tipit Flogermin per te rregulluar floren vaginale.
Nese keni vetem nje partner seksual, duhet qe edhe ai te kurohet me ju njekohesisht.
Dhe nese mendoni per shtatzani, duhet ta shtyni per me vone pas mbarimit te mjekimit.
Ju uroj sherim te shpejte.
Gjithe te mirat.