Hernie umbilikale
Pershendetje jam 17 vjec dhe para rreth dy muajsh jam diagnostikuar me hernie umbilikale 1.2 cm. Mjeku me ka dhene zgjidhje nderhyrjen kirurgjikale por e cila nuk eshte urgjente dhe se mund ta lija. Por prej kohesh ndjej nje diskomfort abdominal, si nje bezidisje ne momente dhe zona te caktuara. Nuk eshte dhimbje shqetesuese as e padurueshme. Por eshte cdo dite, ne madhesi dhe forme te ndrysgme. Duket si ajo qe ndjejme ne anesine e abdomenit pasi vrapojme per shume gjate. Me se shumti i kam anash dhe ne fund te abdomentj pra jo e lokalizuar ne hernie. Cfare do te thote?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Hernia umbilikale do te thote shqepje te kerthizes (umbilikusit) dhe nje pjese e zorres del ne vend e shqepur. Kjo kerkon intervent per te rivendosur murin e kerthizes ne menyre qe te mos dale me pjese e zorreve ne ate pjese.
Diskomforti qe ndjeni eshte pasoje e levizjeve te zorreve pas ngrenies ose gjate aktivitetit fizik. Kam pershtypjen se mund te keni probleme me jashteqitjen (veshtiresi). Ne ditet kur nuk zbrazeni mire, krijohet nje fryerje e zorreve, dhe ju keni ate ndjesine e diskomfortit ne pjese te tjera jashte umbilikusit.
Per mua, kjo rregullohet me dieten ushqimore (me shume uje dhe me shume ushqime te pasura me fibra).
Per sa i perket hernies, ju rekomandoj ta rregulloni me kirurgji. Kjo per arsye te mos zgjerohet me dhe te mos krijoje ngerce (ngecje) te zorreve nga tkurrja e hapjes umbilikale. Keshtu qe me mire bejeni tani interventin sa jeni me i ri.
Ky lloj interventi eshte ne pergjithsi i lehte, kalon pa probleme perioperatore e pa komplikacione post-operatore. Vecse duhet te ndiqni keshillat e mjekut.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.