Hepatiti B kronik

Question

Miredita.

Jam me hepatit B kronik.

Hbsag 806

Hbv dna – e pakapshme

Ju lutem a eshte me mire te perdor Viread apo edhe ilaci qe na jep shteti Tenoviral e ben punen?

Ju falenderoj

Answers ( 2 )

    0
    2023-07-08T19:13:17+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per situaten shendetsore ne te cilen ndodheni.

    Ne fakt, tenofovir eshte medikamenti i rekomanduar ne infeksionet me hepatitit B.

    Viread dhe tenofovir i rimbursueshem permbajne te njejtin medikament te cilin e quajme promedikamente pra qe pasi perthithen ato zberthehen ne antiviralin tenofovir ne organizem, i cili ndihmon ne uljen e ngarkeses virale.

    Te dyja jane shume te efekshme. Ndryshimi kryesor eshte ne cmimin qe dalin ne treg. Ndersa efektin e kane te dy shume mire, mund te kete disa ndryshime te vogla per sa i perket perthithjes dhe ekspozimit te organeve te tjera ndaj ketij medikamenti.

    Personalisht, pacientet e mi qe per efekte financiare jane futur ne skemen e rimbursimit, kane dhene rezultate shume te mira dhe kane reaguar shume mire ndaj ketij medikamenti, deri ne ate pike qe disa prej tyre e kane nderprere pasi gjendja eshte stabilizuar. Shpresoj keshtu dhe per ju.

    Ju uroj sherim te shpejte. Ndiqini keshillat e mjekut tuaj gastrohepatolog apo infeksionist nese jeni duke u konsultuar me to. Dhe mos harroni beni rikontrolle te rregullta per te vleresuar gjendjen tuaj.

    Gjithe te mirat.

    0
    2023-07-08T19:30:56+00:00
    This answer was edited.

    Faleminderit per pergjigjen e detajuar.

    Ne fakt shkoj dhe e takoj mjeken ne shtet cdo 6 muaj qe i dergoj analizat por mire mire thote ik se ne rregull je.

    Ju lutem a duhet te shtoj ndonje analize perveç ketyre qe bej?

    Çdo 6 muaj: Eko abdominale, Hbsag sasiore, Transaminazat.

    Çdo 1 vit: Hbv dna, Hbsag sasiore, Eko abdominale, Transaminazat.

    Natyrisht bej dhe check up vjetor nga puna.

     

    Fibroscan ne fillim para dy vitesh me doli 5.13 k/pa.

     

    Ju falenderoj

Leave an answer