Goditja ne tru

Question

Pershendetje Si jeni , Un dua te ndaj nje  problem me ju , po ju shkruaj per Maman time mosha 49 vjeqe , Para 1 viti pesoi nje goditje ne tru dhe  si pasoj ngeli gjysem paraliz dmth gjysma e trupit e paralizuar , kjo zgjati disa dit qe nuk levizte as kemben as krahun e majt , pas disa ditesh filloi duke i levizur nga pak dh kur doli nga  spitali filloj fizioterapi e cila e ndimoi qe te levzite pak me shum , ndersa tani ndodhet ne gjendjen qe mund te ec vet te kujdeset per veten e saj por jo normalisht , pasi krahu dhe kemba e majt jan me te ngadalta dhe ne levizje , dmth nuk esht kthyer 100 % ne normalitet , doja te dija a ndodh te kthehet ne normalitet , cfar duhet te ndjek per tju kthyer normalitetit , ku mund te drejtohemi apo si mund te trajtohet , Uroj te marr  nje pergjigjie , nuk e di sa  i qart isha  , por u mundova ta pershkruaj , Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-14T08:29:18+00:00

    Pershendetje,

    Ju duhet te vazhdoni konsultimet e rregullta me mjekun neurolog dhe te keshilloheni per vazhdimin e fizioterapise per nenen tuaj me seancat sipas ecurise se gjendjes se saj shendetsore.

    Ne fakt, kthimi ne normalitet varet nga shkalla e goditjes, nga mosha dhe nga probleme te tjera qe mund te kete ajo.

    E rendesishme eshte qe te mbese aktive edhe pse me levizje te ngadalta, duke shpresuar qe te mos i perseritet me goditja.

    Kini parasysh qe jemi ne dite te nxehta vere dhe kjo ndikon pak negativisht ne keto problemet kardiovaskulare. Prandaj inkurajojme te vazhdoni terapine e keshilluar, te beni konsulta te herepashershme me neurologun dhe te jete aktive (te beje levizje te shumta gjate dites edhe duke ndjekur keshillat e fizioterapistit).

    Gjithe te mirat.

Leave an answer