Gjendrat ne gjoks

Question

Pershendetje jam nje djal  22 vjec  kam nje shqetsim  tek thithkat e gjoksit

kam qe ne adoleshenc qe kam pasur si tip gjendrash  brenda thithkave te gjoksit  shpesh her me ikin  shpesh me dalin prap  kur dalin ndonje her  e  ndjej qe  cahen pa dashje kur un i prek  doja te dija  perse me ndodh kjo  gje

Answers ( 2 )

    0
    2020-04-10T07:27:29+00:00

    Pershendetje,

    Ndryshimet te thithkat e gjoksit kane qene hormonale, juve ju jane dukur si kokrra. Ndoshta edhe i keni shtrydhur. Kjo do kete shkaktuar inflamamin apo infeksion te thithkave (qe shpjegon carjen).
    Per mua, ne menyre absolute sduhet ti shtrydhni as ti ngacmoni fare.

    Ju duhet te perdorni antibiotik nga goja dhe paracetamol per te ulur infeksionin dhe inflamimin.
    Nese i keni te care, beni larje te mire me uje te ngrohte e sapun, shpelajeni mire, thajeni mire. Pastaj, vendosni betadine, e ne fund krem antibiotiku Fusidic Acid 2% pa kortizon (theksojani farmacise pa kortizon).

    Per antibiotikun, ju duhet recete nga mjeku juaj i familjes pasi ne termat e perdorimit online te platformes sone ne nuk e leshojme kete recete per antibiotikun, per te tjerat sipas keshillave me lart.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

    0
    2020-04-14T11:04:18+00:00

    Pershendetje,

    Serish ju rekomandoj te mos shtrydhni ne asnje menyre thithkat. Prezenca e tyre eshte normale per morfologjine e gjirit. Por nese i ngacmoni, ato mund te shprehen me shume e te behen me te dukshme.

    Nje echo e gjirit dhe te anekseve (axilla) do te na ndihmonte shihnim ne ka patologji apo jo. Bejeni e me dergoni rezultatet me Ngarko Foto/analiza.

    Per momentin, keshilla eshte:
    – higjene
    – mos ngacmim apo mos shtrydhje te thithkave
    – perdorim i paracetamol ne rast se shprehen

    Gjithe te mirat.

Leave an answer