Gjendra Tiroide – vlera te larta te TSH dhe T4
Question
Pershendetje
Pas analizave te bera rreth T3 T4 dhe TSH
kam mare keto rezultate
T4- 36.5 nmol/l
T3- 0.11 nmol/l
TSH-22.9 uUl/ml
Pra T4 dhe TSH jane me vlera te larta
Cfare duhet te beje dhe a kane sherim?
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Vertete vlerat e TSH dhe T4 jane te larta. Ju duhet nje konsulte me mjekun endokrinolog, dhe te beni nje eko te gjendres tiroide.
Gjithashtu nese jeni duke marre ndonje mjekim, duhet t’ia referoni mjekut endokrinolog ne menyre qe te bejme nje vleresim te drejte te situates suaj (pra nese jane mjekimet qe merrni qe mund te ndikojne ne vlerat e larta te TSH e T4 apo eshte nje patologji e tiroides).
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.