Gjakrrjedhje si perioda me ngjyre te erret me dhimbje barku…
Përshëndetje!
Une kam 1 problem shendetesor gjinekologjie,. Une po tentoj per shtatzani me bashkeshortin tim jam 19 vjeçe dhe beme mardhenjie te pa mbrojtura dhe une kisha shqetesime gjate diteve gati javen e pare kisha te vjella ndersa 1 dite nga java e pare kisha therje ne fund te barkut nga ana e djathte.
Nuk di cfare te bej mua sa here me dhemb barku…tani kam 1 problem kam gjakderdhje si perioda ngjyr te erret por si uje e kam te bollshme dhe esht fiks si perioda ! A mund te me ndihmoni te lutem?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Therja qe keni ndier ne anen e djathte duket e lidhur me ovulacionin dhe implantimin e vezes se fekonduar. Edhe gjakrrjedhja si gjak i erret e te ujshme, duket i lidhur me procesin e implantimit.
Megjithate eshte ende heret per te dhene perfundime te sakta.
Per mua, pini 1 – 2 paracetamol ne dite per dhimbjen e barkut, dhe vezhgoni se cfare do te ndodhe me gjakrrjedhjen nese do ndaloje apo do vazhdoje me gjate.
Nese ndalon, javen tjeter, planifikoni te beni nje konsulte me mjekun gjinekolog dhe nje eko gjinekologjike.
Nese nuk ndalon, atehere jane periodat, prisni sa te mbarojne dhe vezhgoni nese do ju vijne muajin tjeter apo jo. Ama, nese do keni shqetesime si ato dhimbjet e forta serish, atehere duhet te konsultoheni me mjekun gjinekolog.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.