Gastriti

Question

Pershendetje doktorr, Jam 22 vjec dhe para 2 muajsh jam diagnostikuar me gastrit, me ndodhi kur po ushqehesha dhe ndjeva qe ushqimi spo kalonte dot poshte, fryhesha shpejt, nuk haja dot etj. Problemin me te madh e kam kur ushqehem edhe pse pertypem mire, ushqimet me ngecin ne rruget e frymemarrjes, kam mar ilace por nuk e kam perfunduar kuren sepse ilacet ishin kapsula te medhaja dhe me shqetsonin shum. Kam ren shum ne peshe dhe spo mundem te haj si dikur, nuk perdor kafe, pije me gaz, cigare, alkol, drogra!

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-08T17:30:51+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj. Per mua , duhet te beni nje fibrogastroskopi (nese nuk e keni bere deri tani) qe te vleresojme shkallen e inflamacionit (skuqjes) ne traktin tretes duke filluar nga goja e deri ne duoden.

    Mos kini merak per fibron, ajo behet me anestezi, nuk do ndjeni gje, thjesht tharje te gojes pas ekzaminimit.

    Nese jeni ne Tirane e vendosni te beni fibrogastroskopi, mund te kontaktoni me gastrohepatologen ne nr. 0698008006.

    Duhet te kini parasysh, qe gastriti eshte skuqje e mukozes se stomakut e vleresohet vetem me fibro sepse duhet te dime nese jane prezente dhe lezionet ulceroze apo jo.

    Mjekimi eshte afatgjate, e nuk mjaftohet me disa dite mjekim por me jave qe te arrihet efekti i deshiruar. Flisni me gastrohepatologen e tregojini qe ju nuk mund t’i percillni dot ilacet e medha ne menyre qe t’ju sugjeroje alternativa te tjera sic jane pluhur apo leng apo forme xheli.

    Plus, duhet te beni edhe disa ndryshime te ushqimet qe konsumoni, hani pak e shpesh, mbani regjimin qe keni deri tani. Kujdes me darken ta hani 4 – 6 ore para se te flini gjume (pra flitet per ushqim, nderkohe uje mund te pini).

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Best answer

Leave an answer