Eritrosedimenti i larte
Question
Pershendetje. Jam 33 vjece dhe kam bere analizat me shqeteson fakti se eritrosedimenti me ka dale 35. A duhet te shqetesohem
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answers ( 6 )
Pershendetje
Eritrosedimenti I larte shkon sinkron me shenjat klinika te nje pacientit. Keshtu me duhet tju pyes nese:
– keni patur infeksion te bajameve, veshkave Apo ndonje tjeter kohet e fundit?
– a keni bere analize per semundje rheumatizmale? Po per anemi? Keto patologji hapin eritrosediment te larte.
– ndonje semundje tjeter?
– nese keni ndonje kopje te analizave jus lutem mi dergoni per te pare e vleresuar parametrat e tjere te gjakut.
Ne pritje te informacione shtese te kerkuara.
Dr Albana
Pershendetje . Keto jane analizat e mija .Faleminderit edhe njehere per pergjigjen.
Attachment
Pershendetje,
I pashe analizat e juaja dhe kuadri i gjakut komplet duket normal.
Tani jeni e shqetesuar per ERS. Ne fakt ai eshte pak i rritur, por kjo varet nga 2 faktore:
1. Gjendje inflamacioni/infeksioni ne trup. Bajamet me thate qe keni patur kete kohet e fundit, ndoshta mund te kene ndikuar. Por do te ishte mire te kishit bere dhe nje analize urine, dhe antistreptolizinat per te perjashtuar infeksionin e veshkave dhe patologjite rheumatizmale perkatesisht.
2. Nganjehere edhe laboratoret mund te keqinterpretojne rezultatin e ERS. Por ketu s’mund te flasim me saktesi.
Per mua, beni keto analiza te tjera:
– urine komplet
– PCR
– antistreptolizinat
– perseriteni prape ERS
Te shikojme si do dalin keto, pastaj diskutojme serish. Mi dergoni sapo ti keni gati.
Gjithe te mirat.
Pershendetje
I pashe rezultatet e analizave te fundit te kerkuara.
Ajo cka konstatova eshte SI me poshte:
– antistreptolizinat Jane te larta cka flasin per infeksion te bajameve. Kjo shpjegon sedimentin e larte (I cili ka filluar te ulet ne analizen e dyte). Nese antibiotikun e keni mbaruar prej 7 ditesh, atehere ju rekomandoj kulture fyti per streptokok betahemolitik ne menyre qe te programohen trajtimet me penicillin ne vazhdim.
JU nevojitet mjekim me antibiotike sipas antibiogrames se kultures se fytit prape dhe perseritja e ERS dhe antistreptolizinat pas tij.
– Prania e epiteleve ne urine me Ben te Mendoj per infeksion vaginal. Per mua ju ndoshta keni te shtuar te bardhat (NGA komunikimi gjinia juaj mu duk femer, ju lutem me korigjoni ne e kam gabim).
Ndoshta ju eshte shtuar myku vaginal NGA perdorimi I antibiotikeve.
Gjithsesi keni nevoje per mjekim me ovula intravaginale.
Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese ju nevojitet ndonje gje tjeter. Just lutem vazhdojeni komunikimin ketu.
Sherim te shpejte.
Prsh , mami im ka ba analiza dhe i ka dale eritrosedimenti 100 . Eshte i larte besoj shume por cfar mund ti behet ju lutem 🙏
Pershendetje,
Me dergoni te gjitha analizat qe ka bere. Nje eritrosediment kaq i larte tregon qe ajo ka nje gjendje infeksioni apo inflamacioni ne organizem. Ne duhet te vleresojme parametrat e tjere qe te sqarojme pse dhe si ta mjekojme.
Plus me duhet te di se cfare shenjash klinike ka? Ankesat e saj?
Mi tregoni me detaje per nje pergjigje me te plote.
Gjithe te mirat.