Ereksioni dhe ejakulimi

Question

Pershendetje!

Jam nje djal 27 vjec,  jam ne nje lidhje me nje vajze. Problemi eshte se sa her duam te kemi mardhenie une ejakuloj shpejt edhe pa filluar aktin vec me prekje. Nuk eshte tamam ejakulimi final (sperme) por leng xhelatinoz i holle. Pas kesaj humbas ereksionin. Nuk me ka ndodhur me pare kjo gje. A mund te me jepni ndonje sugjerim se cfare duhet te bej.
Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2023-12-23T17:03:44+00:00

    Pershendetje,

    Me sa shoh nga te dhenat qe jepni, problemi juaj eshte se ju merreni me shume me aktivitete para kryerjes se aktit seksual. Te perzier bashke me deshirat tuaja, ndodh nje ejakulim para kohe dhe perfundon ereksioni juaj.

    Tani, gjeja e pare eshte te bashkepunoni me partneren tuaj ne menyre qe te mos merreni shume me keto lojra para aktit seksual. E kuptoj qe ndoshta ajo nuk arrin orgazmen ne kohe, por mund te gjeni menyra te tjera per te ndihmuar arritjen e orgazmes se saj, dhe te arrini aktin perfundimtar.

    Tjeter, beni nje spermograme dhe nje spermokulture per te perjashtuar ndonje infeksion te mundshem genital ne menyre qe ta trajtojme ne menyren e duhur.

    Mundohuni gjate dites te mos mendoni se si do te jeni me partneren tuaj. Mundohuni te angazhoheni me aktitivitete te tjera ne menyre qe ta menaxhoni me mire psikologjikisht kete problem.

    Gjithe te mirat. Ne pritje te pergjigjeve te analizave tuaja.

Leave an answer